Bie nga kati i 5 i banesës, humb jetën 61 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një 61 vjeçar është vetëhedhur nga kati i 5 i pallatit dhe ka humbur jetën.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjtje në lagjen nr. 3, Pogradec, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte, shtetasi A. K., 61 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte, shtetasi A. K., 61 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen”, thuhet në njoftimin e policisë.