Bie nga kati i 4 i pallatit, ndërron jetë 21-vjeçarja

Një 21-vjeçare ka humbur jetën në Durrës, pasi ra nga kati i katërt i pallatit ku banonte.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:30 në lagjen nr.13 të qytetit. Ndërsa e reja, një shtetase me inicialet D.M., dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të incidentit.