Një banore e qytetit të Gostivarit ka përfunduar në klinikat e Shkupit me lëndime të rënda në kokë pasi ka rënë nga ballkoni. Sipas SPB Tetovë, U.J. (50) dje rreth orës 16:30 minuta derisa ka tentuar për t’i rregulluar grilat në dritare, ka rënë nga ballkoni.
Ballkoni nuk kishte rrethojë dhe ajo nga lartësia prej rreth tre metrave ka rënë mbi pllaka mermeri. Nga rrëzimi ka marrë lëndime në kokë dhe me automjet të ambulancës është dërguar në spitalin e Gostivarit. Pas ndihmës së dhënë. U.J. urgjentisht është transferuar dhe mbajtur në klinikat e Shkupit. Është kryer inspektim dhe punohet në zbardhjen e rastit.