Instagram, një prej rrjeteve sociale më të përdorur në botë ka “rënë”.
Aplikacioni i njohur ka hasur probleme për shumë përdorues, të cilët kanë raportuar ngadalësim të tij.
Problemi ka nisur që prej orës 7 pasdite dhe kur shumica mendojnë që mund të kenë probleme me telefonin apo internetin, çështja qëndron tek vetë aplikacioni.
I njëjti problem raportohet gjithashtu edhe nga faqja e internetit të Instagram.
Burimi i problemit me sa duket nuk është zgjidhur ende nga themeluesit e aplikacionit super të preferuar.
Nuk dihet ende se kur do të rregullohet…