Bie borë në Maqedoni, ndalohet për qarkullim të automjeteve të rënda një rrugë

Për shkak të grumbullimeve të borës, nga ora 07:00 është ndërprerë qarkullimi për automjetet e rënda në rrugën Kratovë – Probishtip, njoftoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). Qarkullimi drejt Ponikvës zhvillohet pa pengesa në një korsi, gjithashtu edhe drejt fshatit Beli. Qytetarët që po protestojnë kanë njoftuar se vetëm automjetet e Ndërmarrjes Publike Komunale “Ujësjellësi” nga Koçani do të lejohen të kalojnë drejt deponisë, por jo automjetet nga komuna të tjera, njoftoi LAMM.

Qarkullimi në rrugët e tjera shtetërore zhvillohet pa pengesa, me rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.