Bie ashensori në një pallat në Tiranë, humb jetën 58 vjeçari

Një shtetas ka humbur jetën tragjikisht, pasi dyshohet se ashensori i një pallati në ndërtim, ka rënë nga kati i parë në katin -1.

Ngjarja ka ndodhur te ish Fusha e Aviacionit.

Viktima është 58 vjeçari T.M, për të cilin familja kishte kallëzuar në polici se nuk ishte kthyer në banesë.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.