Bidenin e zë gjumi në Konferencën e Klimës në Skoci


Presidenti amerikan, Joe Biden po akuzohet se ishte në gjumë gjatë sesionit të hapjes së Konferencës së Klimës COP26 në Glasgow të Skocisë.
Një video që po qartkulllon në rrjet shfaq presidentin e SHBA-së që ka mbyllur sytë dhe duket se është në gjumë, ndërkohë që “zgjohet” vetëm kur një ndihmës i afrohet dhe fillon t’i flasë.

Joe Biden, 78 vjeç është personi më i vjetër që ka shërbyer si president i Shteteve të Bashkuara, ndaj shëndeti dhe aftësia e tij mendore për këtë punë kanë qenë objekt spekulimesh nga kritikët, përfshirë ish-presidentin Donald Trump dhe mbështetësit e tij.
Gjatë fushatës së tij të pasuksesshme për rizgjedhjen në vitin 2020, Trumpi shpesh e akuzoi Bidenin se ishte plak, duke i vënë në dukje ndalesat e herëpashershme të tij gjatë fjalimeve.