Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është rrëzuar duke ngjitur shkallëve të aeroplanit “Air Force One”, gjatë së premtës.
Kjo ndodhi pas një takimi që pati me liderët e komunitetit aziatik në Atlanta.
78-vjeçari arriti të ngrihej në këmbë shumë shpejt dhe para se futej brenda aeroplanit, përshëndeti edhe një herë të pranishmit.
Në fund të vitit të kaluar, Bideni kishte këmbën e djathtë të vendosur në gips, si pasojë e një rrëzimi në shtëpi.
Another angle https://t.co/BQkfn9eRcQ
— Daily Caller (@DailyCaller) March 19, 2021