Biden: “Zgjidhja me dy shtete, “shumë larg””

Presidenti i SHBA-së Joe Biden shprehu pesimizëm rreth arritjes së zgjidhjes me dy shtete mes palestinezëve dhe Izraelit.

“Unë e di se synimi me dy shteteve duket shumë i largët, ndërsa keqtrajtimet si kufizimet e lëvizjes dhe udhëtimit ose shqetësimet e përditshme për sigurinë e fëmijëve tuaj janë reale dhe aktuale. Palestinezët po vuajnë tani. Ju thjesht mund ta ndieni këtë … Duhet të ketë një horizonti politik”, tha Biden në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin palestinez Mahmoud Abbas në qytetin e Betlehemit në Bregun Perëndimor të pushtuar. Biden, megjithatë, përsëriti mbështetjen e tij për zgjidhjen me dy shtete “përgjatë vijave të para vitit 1967 me shkëmbime të dakorduara reciprokisht”.

“Populli palestinez meriton një shtet të tijin që është i pavarur, sovran, i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm”, shtoi ai. Gjatë konferencës për shtyp, presidenti amerikan premtoi 200 milionë dollarë për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) dhe 100 milionë dollarë shtesë për spitalet që u shërbejnë palestinezëve në Kudsin Lindor të pushtuar.

Lidhur me vrasjen e gazetares palestinezo-amerikane Shireen Abu Akleh, Biden tha se SHBA-ja “do të vazhdojë të insistojë për kërkim llogarie të plotë dhe transparente të vdekjes së saj”. Gazetarja palestinezo-amerikan Abu Akleh, 51-vjeç, e cila punonte për rrjetin Al Jazeera me bazë në Doha, u qëllua për vdekje më 11 maj teksa mbulonte një bastisje ushtarake izraelite pranë kampit të refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ndërsa zyrtarët palestinezë dhe Al Jazeera akuzuan Izraelin për vrasjen e gazetares, Tel Avivi mohoi çdo përgjegjësi. Biden mbërriti në Izrael të mërkurën në udhëtimin e tij të parë zyrtar në rajonin e Lindjes së Mesme, ku ai premtoi mbrojtjen e SHBA-së ndaj Izraelit. Më vonë është planifikuar që ai të niset për në Arabinë Saudite./Anadolu Agency (AA)./