Biden u shkruan letër shqiptarëve: Shekulli 21, do jetë Shekull Amerikan

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ju është drejtuar me një letër shoqatës “Miqtë e Amerikës” me rastin e “Ditës së Falënderimeve”.

Letrën e presidentit të ri amerikan e ka publikuar vetë kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi.

“Në fakt, unë kurrë nuk kam qenë më optimist për të ardhmen e Amerikës sesa jam tani. Unë besoj se Shekulli 21 do të jetë një Shekull Amerikan. Ne do të ndërtojmë një ekonomi që udhëheq botën. Ne do ta udhëheqim botën me fuqinë e shembullit tonë – jo me shembullin e fuqisë sonë.”, thuhet në letrën e Bidenit.

Ndryshe, kryetari Rexhepi ka thënë se ka marrë më shumë se 50 letra nga kongresistë e senator amerikanë në “Ditën e Falënderimeve”.

Letra e plotë e Joe Biden:
Agim,
Falënderimi është një kohë e veçantë për Amerikën. Një kohë për të reflektuar mbi atë që ka sjellë viti dhe për të menduar për atë që pritet përpara.

Besimi, guximi, sakrifica, shërbimi ndaj vendit, shërbimi ndaj njëri-tjetrit dhe mirënjohja edhe përpara vuajtjeve, kanë qenë prej kohësh pjesë e asaj që do të thotë falënderimet në Amerikë.

Në fakt, unë kurrë nuk kam qenë më optimist për të ardhmen e Amerikës sesa jam tani. Unë besoj se shekulli 21 do të jetë një Shekull Amerikan. Ne do të ndërtojmë një ekonomi që udhëheq botën.

Ne do ta udhëheqim botën me fuqinë e shembullit tonë – jo me shembullin e fuqisë sonë. Ne do të udhëheqim botën për klimën dhe do të shpëtojmë planetin. Ne do të gjejmë shërimin për kancerin, alzheimerin dhe diabetin.

Nga familja Biden tek e juaja, kudo dhe sido që të jeni duke festuar, ne ju urojmë një Falenderim të Gëzuar.
Zoti ju bekoftë.
Joe Biden