Biden: “Po bëj gjithçka për ta zbutur rritjen e çmimeve të shkaktuara nga Putini”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka thënë se po bëjnë cdo gjë që ta zbusin rritjen e cmimeve të shkaktuara nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Biden ka njoftuar se janë duke punuar për të nxjerrë edhe 20 milionë tonë drithë nga Ukraina.

“Po bëj gjithçka që mundem për të zbutur rritjen e çmimeve të shkaktuara nga Putini dhe për të ulur koston e gazit dhe ushqimit. Kam koordinuar çlirimin më të madh në histori nga rezervat globale të naftës dhe po punoj për të nxjerrë 20 milionë tonë drithë nga Ukraina për të ndihmuar në uljen e çmimeve”, ka shkruar Biden.