Biden flet për Kosovën dhe djalin e tij të ndjerë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka përmendur Kosovën, teksa foli për djalin e tij, Beau Biden, i cili vdiq në vitin 2015 pas një beteje me sëmundjen e kancerit.
Biden kujtoi kohën kur djali i tij shërbeu në Kosovë, Irak dhe Afganistan.

“Trupat tanë janë përballur me rreziqe të shumta, njëra ishte tymi toksik nga mbeturinës e lu*ftës në bazat ushtarake në Irak dhe Afganistan, ku ishin vendosur trupat amerikane. Shumë prej jush kanë qenë atje. Unë kam hyrë dhe kam dalë nga Iraku e Afganistani mbi 40 herë. Shumë nga l*uftëtarët më të aftë dhe më të stërvitur në botë, ktheheshin me dhimbje koke, marramendje dhe kancer.

Një nga ata ushtarë ishte edhe djali im, Beau Biden. Nuk e di nëse depoja e djegies (vend ku digjen materialet ushtarake) ku ai ishte afër, në Irak e pastaj në Kosovë, u bë shkak i kancerit të trurit dhe sëmundjes së shumë trupave të tjerë”, u shpreh Biden.

Ai shtoi se është i përkushtuar në zbardhjen e çdo rasti.
“Sot jemi më të fortë se një vit më parë. Dhe ne do të jemi më të fortë pas një viti, nga ajo se sa jemi sot“, përfundoi Biden në fjalimin e tij për Gjendjen e Bashkimit.