Biden: Do të vaksinohem publikisht kur Fauçi do të thotë se është e sigurt

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Xho Bajden i bëri thirrje infektologut amerikan Entoni Fauçi që të vazhdojë ta kryejë punën e tij dhe të jetë këshilltar i përgjithshëm mjekësor në ekipin e administratës së re për luftën kundër Kovid-19.
“E pyeta që të qëndrojë në funksionin e njëjtë të cilin e ka kryer për presidentët tjerë dhe i ofrova të jetë këshilltari im kryesor mjekësor, si dhe pjesë e ekipit për luftë kundër korona virusit”, theksoi Bajden, i cili me administratën e tij hyn në detyrë më 20 janar.

Ai theksoi se do të vaksinohet publikisht kur Fauçi do të thotë se vaksina është e sigurt.
“Me rëndësi është t’u sqarohet qytetarëve amerikanë se është e sigurt”, deklaroi Bajden.

Ai shtoi se sapo ta marrë funksionin do të urdhërojë për mbajtje të obligueshme të maskave në shërbimet federale dhe në transportin publik mes shteteve, siç janë aeroplanët dhe autobusët.
“Do t’i lus qytetarët 100 ditë të mbajnë maskë. Po përgjithmonë, por vetëm 100 ditë”, theksoi Bajden.