Bashkësia Fetare Islame ka shprehur shqetësimin e saj për tr*agjedinë në Tetovë ku u d*ogj spitali modular i Kovidit.
“Me vëmendje të madhe, keqardhje dhe pikëllim të thellë po ndjekim situatën me zjarrin e rënë në Spitalin Modular të Qendrës për Kovid 19 në Tetovë. Në këto momente të vështira e pikëllimi, mendimet dhe lutjet tona janë me pacientët e këtij spitali dhe personelin mjekësor. Nga thellësia e zemrës dua të përcjelli ngushëllimet e mia dhe të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj familjarëve të vik*timave dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të lën*duarve nga kjo fat*keqësi e madhe. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai”, thonë nga BFI.