BFI-ja dënon ashpër sulmin e Izraelit ndaj spitalit në Gaza

Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut e ka dënuar ashpër sulmin ndaj Spitalit në Gaza dhe ka kërkuar që sa më shpejt të ndalen luftimet dhe menjëherë të mundësohet paqja.

Reagimi i plotë i BFI-së:

Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë Veriore me shqetsim të thellë po ndjekë zhvillimet në rripin e Gazës përkatësisht konfliktin në mes të Izraelitëve si dhe Palestinezëve.

Ajo që kemi parë deri më tani përshkallzimi i situatës së sigurisë në një konflikt të rëndë ka marrë shumë jetra njerzore në të dyja palët.

BFI, dënon ashper aktet e dhunës, ngase me dhunë nuk sjell asnjë lloj zgjidhje, por vetëm thellohet ndarja dhe konfliktiti vetem sa shkon e rritet dhe poashtu rritet edhe numri i viktimave.

BFI është e përcaktuar të zbatoj normat fetare islame, norma të cilat ka përqfuar e gjithë bota muslimane, këta norma kuranore kanë përcaktuar paqën, tolerancën dhe mirkuptimin si vlera sublime të popujve musliman.

Ne si BFI duke pasur në konsideratë udhëzimet dhe normat islame për paqe dhe komunikim e dialog, kërkojmë sa më shpejt të ndalet luftimët dhe menjëher të mundësohet paqja, dhe njëherësh të krijohen kushte për zgjidhjes të këtij problemi i cili ka zgjatur me dekada. Ne si BFI jemi të bindur se bisedimet dhe dialogu janë e vetmja zgjidhje, madje ne besojm fort se nga dialogu konstruktivë do të arrihet edhe zgjidhje e drejtë.

Ne si BFI e RMV apelojmë te të gjithë faktorët relevantë ndërkombëtarë, të ushtrojnë marrëdhënjet e tyre me këto dy vende për ndalur këtë konflikt të trishtueshëm ku kanë humbur jetën: fëmijë, pleq, e njerz të pafajshëm. Poashtu ne mendojmë se mëta zhvillime do të destabilizon rajonin dhe poashtu do të shtohen edhe më shumë problemet.

Andaj, ndalimi i konfliktit është e patjetërsueshme që do të sjellë paqën e përhershme e të drejt, gjithashtu do të sjellē perspektive të shëndoshë nē ardhmëri për të dyja palet.