BFI-ja deklarohet për su*lmet në Jerusalem: Sa më shpejt të intervenojë faktori ndërkombëtar, për të vendosur paqen dhe qetësinë


Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut është deklaruar për su*lmet në Jerusalem. Ka shprehur shqetësimin e thellë për su*lmin ndaj Xhamisë së Aksasë dhe besimtarëve dhe aktin e ka quajtur si antinjerëzore dhe anticivilizuese.
Ka shprehur bindjen, se sa më shpejtë të intervenojnë faktori ndërkombëtar për të vendosur paqen dhe qetësinë.
Më poshtë ua sjellim reagimin e plotë të BFI-së:

“Bashkësia Fetare Islame e RMV me vëmendje po përcjellë ngjarjet e fundit në Jerusalem, andaj ndjenë shqetësimin e thellë për su*lmin, dhu*nën e forcave policore izraelite kundër tempullit të shenjtë Xhamisë së Aksas dhe besimtarëve, su*lme këto që shkaktuan me dhjetëra vi*ktima.
Në këto ditë të Ramazanit BFI e RMV shpreh keqardhjen e thellë që su*lmet ndaj një tempulli siç është Mesxhidi Aksa dhe besimtarëve është e papranueshme nga asnjë besim, sepse janë akte antinjerëzore dhe anticivilizuese bazuar në parimet e paqes dhe konventave ndërkombëtare për paprekshmërinë e tempujve të shenjtë kujtdo besimi që i takojnë.

Andaj, mbesim me bindjen se sa më shpejt do të intervenojnë faktorët ndërkombëtar për të vendosur paqen dhe qetësinë, për të ndalë dhunën e tr*ishtueshme ndaj shenjtërisë së Xhamisë së Aksasë, besimtarëve dhe më gjerë.
Lusim Allahun Fuqiplotë që kudo në botë te mbisundojë paqja, toleranca dhe qetësia e gjithmbarshme për të mirën dhe perspektivën e mbarë njerëzimit”.