BFI del me njoftim për tensionet në Myftininë e Tetovës: Qani Nesimi është shkarkuar për keqpërdorime financiare

N J O F T I M

Bashkësia Fetare Islame e,RMV e sheh të arsyeshme që opinionin e gjërë, imamët, dhe mutevelitë e xhamive edhe njëherë ti njoftoj me sa vijon:
1. Më datën 09. Nëntor Qani Nesimi shkarkohet nga detyra Myfti i Muftinisë së Tetovës me vendim unanim të Rijasetit dhe më pastaj i është tërhequr muraselja dhe me këto vendime humb legjitimitetin e Muftiut dhe duhet t’i lëshoj zyrat e Muftinisë, njëherit prej atij momenti nuk ka të drejtë të përdorë vulat e Muftinisë, e as paraqitja e tij si Mufti. Përdorimi i vulave dhe paraqitja si Mufti janë vepra penale.
2. Në gjyqin administrativ të gjitha ankesat i janë refuzuar dhe me këtë ai edhe juridikisht nuk është Mufti i Muftinisë së Tetovës, dhe çdo ditë që qëndron në zyrat e Myftinisë konsiderohet uzurpim i tyre dhe ligjërisht konsiderohet një qytetar i rëndomtë;
3. Tashmë emri i tij si Mufti është fshirë edhe nga Regjistri qendror dhe në vend të tij qëndron ushtruesi i detyrës i emëruar nga Rijaseti i BFI e RMV Dr. Selver Xhemaili;
4. Shkarkimi i Qani Nesimit është bërë nga shkaku i aktivitetit të tij destruktiv për këto shkaqe:
– prej momentit kur i humbi zgjedhjet më 09.Nëntor 2020 me 18 me 3, nuk arriti ta tejkaloj shqetësimin e humbjes dhe menjëherë filloi distancimin me organet më të larta të BFI;
– pastaj mosraportimi dhe moskoordinimi me organet më të larta në sferën e denacionalizimit të pronave që rezultoi me humbjen e disa ndërtesave te Arabati dhe 12.000 m katror si dhe shatërvani të cilat tashmë në kadastër janë prona të Teteksit dhe vazhdon me të njëjtin qëndrim;
– fyerja e organeve më të larta publikisht me fjalët më të ndyta dhe shpifjet e paargumentuara rëndë thyen Kushtetutën e BFI dhe Normativën e saj;
– mbajtja e mbledhjeve të muftinisë nga muftiu i shkarkuar automatikisht është e pa vlefsheme , por edhe për faktin se vendimet e sjella janë të pavlefshme, sepse konform Kushtetutës së BFI ( neni 26 i Kushtetutës së BFI) çdo mbledhje ku nuk ftohet Rijaseti i BFI mbledhja dhe vendimet e saja janë jo legjitime;
– moslejimi i komisionit inspektues për rrjedhat financiare, po ashtu është thyerje e rëndë e Kushtetutës së BFI e RMV,
– dy herë tentim për destabilizim të BFI, po ashtu është akt i rëndë kundër rendit të BFI dhe organeve të saja;
– tentimi i shitjes së barakave të vjetra që janë në pronën e vakufit të BFI, po ashtu është tentim për keqpërdorim të mjeteve materiale të Muftinisë;
– keqpërdorimi i dokumentacionit duke falsifikuar dokumentet është shkelje drastike e detyrës së Muftiut;
– e ashtuquajtura mbrojtja e zyrave të Muftinisë me kërcënime dhe mos lejimi për të marrë detyrën u.d. Myftiut është vepër e paskrupullt dhe në kundërshtim me vendimet e Rijasetit të BFI e RMV;
Andaj, pas gjithë kësaj apelojmë te besimtarët, nëpunësit fetarë, mutevelinjtë e xhamive të mos binë pre e mashtrimeve të ish Myftiut, dhe se nuk mbajmë përgjegjësi për mjetet materiale, si dhe prob