Bezhoska: Banka “Eurostandard” është rast i izoluar, sistemi bankar është i qëndrueshëm

Sistemi bankar është dhe mbetet i qëndrueshëm dhe i sigurt, thonë nga Banka Popullore. Në deklaratën për AIM, guvernatorja Anita Angelovska Bezhoska përsëriti këtë mesazh.

“Marrja e licencës për themelimin dhe funksionimin e “Eurostandard Bank” Shkup është një rast i izoluar, i cili nuk ka asnjë ndikim në bankat e tjera në sistem. Treguesit për sistemin bankar, me përjashtimin e kësaj banke janë duke u përmirësuar duke treguar një rezistencë më të madhe të sistemit në tërësi” tha AngelovskaBezhoska. Sipas saj, konfirmohet qëndrueshmëria e sistemit bankar, siç thotë ajo në këtë periudhë në të cilën ekonomia preket nga kr*iza shëndetësore e shkaktuar nga pandemia e Covid-19. “Pasqyra e situatës me bankat në fund të gjysmës së parë të këtij viti tregon se përkundër rritjes së pasigurisë në ekonominë globale dhe vendase ata kanë arritur rezultate solide” tha guvernatorja.Telegrafi