Bexheti: Shkaku i Musa Xhaferit, Ali Ahmeti në 2016 shkarkoi të gjithë ministrat (VIDEO)

Duke i parë trendet dhe sfidat e reja që i ka Maqedonia, do të kishte qenë më mirë që krahas Musa Xhaferit të vinin edhe shumë të rinj, vlerëson profesori universitar Nuri Bexheti, i cili mendon se rikthimi i Musa Xhaferit në BDI është çështje e brendshme e partisë. Duke e komentuar situatën aktuale në BDI, Bexheti thotë se duhet të rikujtojmë se kreu i integristëve, Ali Ahmeti në vitin 2016, për të shpëtuar Musa Xhaferin, shkarkoi të gjitha ministrat shqiptarë.

“Shiko, do të jem i hapur, Musa Xhaferi është njeri me eksperiencë në politikë, nuk është se nuk ka eksperiencë, është një ndër njerëzit me më eksperiencë politike, por duket të kujtojmë se në 2016-tën për të shpëtuar fytyrën e Musës, ta themi figurativisht, duhej të shkarkoheshin të gjithë ministrat shqiptarë. Ky është një realitet që ka ndodhur në atë kohë, pra u rrëzuan gjithë ministrat bashkë me të”, tha mes tjerash Bexheti.
https://facebook.com/watch/?v=1226194351288223&paipv=0&eav=AfY7NweEn1SmEDjHbFpFpvy7iDLVv7yK4pYHcXq6ldQIp0EBdNHcdUeLugX1u5sjxLE&_rdr