Bexheti: Buxheti për vitin 2019 është i dizajnuar në mënyrë optimale

Akademiku Abdylmenaf Bexheti gjatë debatit për buxhetin e vitit 2019 në emisionin “Magazina Ekonomike” ka komentuar prezantimin e buxhetit nga mediat si më i madhi në historinë e Maqedonisë. Bexheti ka sqaruar se buxheti për vitin 2019 është i dizajnuar në mënyrë optimale edhe se është normale që çdo vitë buxheti të pësoj rritje.

Në përgjithësi buxheti është i dizajnuar në përputhje me pritshmërisë reale duke u bazuar në rritje ekonomike në normë reale. Gjithmonë kanë qenë normat për pritshmëri më optimiste. Pra një rritje ekonomike 3% inflacion prej 2% janë parametrat bazik të cilët në një mënyrë e dizajnojnë buxhetin. Të ardhurat dhe shpenzimet publike parashihen të rriten rreth 8.5 deri 9,5% diferenca mes parametrave të parë dhe normave të rritjes duhet të jetë përmirësimi i arkëtimit më të mirë i të ardhurave publike, ulja e joformalitetit në ekonomi”- theksoi Abdylmenaf Bexheti.