Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti tha se VMRO përmes degës së saj, “VREDI” po mundohet ta paraqes si krim që romët dhe turqit të bëhen bashkë me shqiptarët, ndërkohë, për Arben Taravarin, tha se është ndër vazalët më të shkëlqyer të shtetit.
“E keni dëgjuar edhe Arben Taravari, një ndër vazalët më të shkëlqyer të këtij shteti ku thotë se nuk janë të gjitha votat shqiptare madje mund të vijmë të konstatimi se këtu ka një tendencë se këtu dikush do të thotë unë jam ai që vendosi te partitë maqedonase se kush do të jetë në qeveri te shqiptarët.