Barrierat e betonit të vendosura në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair, sipas autoriteteve komunale u vendosën për sigurinë e këmbësorëve, por ky qytetarë siç duket po përton të kaloje rrugën në vizë bardha.
E një fëmijë, ndonëse është orë policore murin po e shfrytëzon si ulëse.
Por a ishte kjo zgjidhja e duhur në këtë pjesë të qytetit, ku rrëmuja e veturave pothuajse është e pashmangshme në çdo kohë.
Inxhinieri Qamuran Ismaili, thotë se ka mënyra tjera se si mund të ndahet rruga. Kjo e tanishmja tha se duket sikur tampon zone ushtarake.
“Dukja e kësaj, pamja është e keqe sepse duket si tampon zone ushtarak dhe nëse duhet të ketë ndarje të tillë ka mënyra se si të rregullohet, ashtu siç janë bërë në tjera lagje dhe pjesë të ndryshme të qytetit. Kemi pjesë nga Bit pazari që është rregulluar si duhet. Për momentin ajo që mungon është zgjerimi i rrugës, parkingu dhe edukimi sepse ne vetëm më mbylljen e rrugës nuk i kemi edukuar njerëzit por kemi bërë barrierë që nuk mund të ktheje”, tha Qamuran Ismaili, inxhinier.
Valon Salihu zëdhënës i Qytetit të Shkupit thotë se barrikada e betonit është vendosur për sigurinë fëmijëve që kalojnë për çdo ditë këtu përreth. Shton se ky mur nuk e ka zgjidhur 100% problemin, por vlerëson se është një nismë e mirë.
“Prej momentit kur vendosëm t’i vendosim barrierat dhe sigurisht që çdo projekt që e bën ke edhe kritika pozitive dhe negative ajo që më gëzon mua personalisht është se ato pozitive janë më shumë se kritikat negative. Jam i sigurt se prej kur është vendosur muri kjo rrugë është shumë e sigurt se sa që ishte më parë, jo vetëm për këmbësorët por edhe për vetë vozitësit e veturave”, tha Valon Salihu, zëdhënës i qytetit të Shkupi.
Kryetari i kësaj komunë Visar Ganiu në kontratën e tij parazgjedhore, kishte premtuar garazh në kate tek Çairçanja me kapacitet për 100 vetura, si zgjidhje për trafikun në këtë pjesë, por një projekt i tillë ende nuk është realizuar.