Zhvillimi i teknologjisë dhe përdorimi në masë i rrjeteve sociale nga të rinjtë është ndër shqetësimet kryesore të prindërve sot në epokën dixhitale. Por a duhet të kemi frikë nga interneti nga rrjete sociale? Pedagogë të njohur të departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit kanë dhënë përgjigje bazuar në studim.
“Nuk është fenomen shqiptar… qasja në internet është civilizim”, tha profesor Artan Fuga. Edukimi mediatik i brezave të rinj është keqkuptuar duke e lënë atë të pastruktuar. Ende shkollat tona bazohen në modelin sovjetik duke e parë atë thjesht si aftësim teknologjik e jo si një sistem njohurish.
“Fëmijët në internet duhet të orientohen sepse përveç argëtimit ka kulturë”, u shpreh Mark Marku. Cila është e ardhmja e medias tradicionale karshi rrjeteve sociale e cila çdo ditë e më shumë por tërheq audiencën?
“Media tradicionale do të fitojë por duhet të dijë të orientohet”, tha profesor Mark Marku.