Besojeni ose jo, ky xhemper i shqyer kushton hiç më pak se 1 mijë e 500 euro

Marka franceze Balenciaga është bërë objekt talljesh në rrjetet sociale, pasi ka nxjerrë në shitje për 1.500 euro një xhemper me shqyerje të shumta për stilizim.
Vrimat janë kudo: në gjoks, krahë dhe shpinë, duke bërë që të shpërthejnë komentet tallëse nga komentuesit.
“Të shpenzosh 1.500 euro për t’u dukur si i pastrehë”, ka shkruar njëri prej komentuesve.

Balenciaga është themeluar në Spanjë, nga Cristobal Balenciaga, i cili konsiderohej si “Mbreti i modës” dhe u përshkrua si “mjeshtri ynë” nga Christian Dior.
Marka u transferua në Paris pas Lu*ftës Civile në Spanjë.