Besnik Sylaj: “Nuk më tremb as kërcënimi që mori djali im 13 vjeçar mbrëmë nga një 50 vjeçar”

Besnik Sylaj

Sulmet dhe kërcënimet drejt meje personalisht, bash hiq nuk i bëjë hesap, ama bash hiq!

Kërcënimet që mori mbrëm djali im vetëm 13-të vjeçar Ylli rrethë orës 21:43 nga një përson i rritur rrethë të 50-ve është i patolerueshëm për mua. Kushdo që mundohet në këtë menyrë, i bejë me dije dhe shpresojë që është hera e parë dhe e fundit që e bëjnë një gjë të tillë. Secili që ka diçka me mua, unë jam ballëhapur dhe krenarë të ballafaqohem në çdo formë, pamvarësisht se ku, në Kosovë apo këtu në Zvicër.

Njerëzit që më njohin, e që nuk janë të paktë e dinë shumë mirë se jam tepër direkt dhe i sinqertë. Kurrë në jetën time nuk kam shtrëmbëruar gjërat, përveç të vertetës tek unë nuk zë vend asgjë tjetër.

Për mua më e rrëzikshme është gënjashtra sesa vrasja. Nga vrasja pësojnë dy persona, ndërsa nga gënjeshtrat pësojnë qindra njerëz.

Për të vërtetën jam kurdo pro. Jam pro edhe për çfarëdo vendimi që merr pala e kundërt.

Të mbesim vetja e ballëhapur! /bs