Besnik Emshiu priti në takim inxhinierë nga MASh – Pritet të ndërtohet salla sportive komunale

Kryetari i Komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se sot në Komunën e Bogovinës ishin të pranishëm inxhinierë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Këta të fundit së Bashku me kryetarin Emshiu, kanë shikuar nga afër terenin ku planifikohet të ndërtohet salla sportive komunale për shkollen fillore “Abdyl Frashëri”-Bogovinë.

Emshiu tha se rregullimi i dokumentacioneve është në fazën e fundit dhe pas kësaj do të filojnë punimet.
Postimi i plotë i Emshiut: