Kreu i Komunës së Bogovinës -Besnik Emshiu, nëpërmjet Facebook-ut, njofton për aktivitetet e rradhës.
“Kam pritur sot në takim, ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifimit Hapësinor z. Naser Nuredini.
Diskutuam për projektet aktuale që po bëhen në komunën e Bogovinës.
Bashkë ishim edhe në teren për të ndjekur punimet që po bëhen në ndërtimin e rrugës përgjatë shtratit të lumit të Bogovinës.
Gjithashtu inspektuam edhe punimet që po bëhen në finalizimin e rrjetit të kanalizimit për vendbanimet Bogovinë dhe Kamjan.
Banorët e komunës së Bogovinës meritojnë një mjedis më të mirë për jetë dhe një mirëqenie të mirëfilltë.
Gjatë këtij mandati, shumë projekte do të realizohen në bashkëpunim me pushtetin qendror.
#Për një komunë që duam”, shkruan Emshiu.