Besnik Emshiu jep lajmin e madh për banorët e Pallçishtit të Poshtëm

Kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu përmes një postimi në Facebook ka dhënë një lajm të mirë për banorët e Pallçishtit të Poshtëm.
Emshiu tregoi se sot kanë filluar punimet për realizimin e projektit për furnizim me ujë të pijshëm në këtë fshat.

Ky projekt pritet të realizohet në afat kohorë prej 9 muajve, por varësisht nga kushtet atmosferike do insistojmë që të finalizohet në kohë rekord dhe kap shumën në vlerë prej 277.000,00 euro.

Emshiu falenderoi banorët e Pallçishtit të Poshtëm për durimin që kanë treguar për këtë problem.
Me këtë projekt nuk do të ndalemi këtu, pasiqë po punojmë vazhdimisht që qytetarëve të komunës së Bogovinës të ju ofrojmë vetëm punë të mira, ka shkruar më tutje Emshiu.
Postimi i plotë i Emshiut:
https://www.facebook.com/100117835686201/posts/pfbid032FmDTRHU3goRG8Wpmv7Qn6bHK6iqEg7YXTtMjKiSgRRFacYqWxMHVb2rzNhUtTx3l/