Besnik Emshiu: “Fillojnë punimet për ujësjellësin në Pallçisht”

Kryetari i Komunës së Bogovinës Besnik Emshiu ka konfirmuar se ditën e enjte fillojnë punimet per ndërtimin e ujsjellsit ne Pallçisht!

Emshiu shkruan:

Lajmet e mira sigurisht ndahen me miqtë por unë këtë herë dua të ndaj me të gjithë ju banorët e komunës së Bogovinës.

Më vjen mirë që të konfirmoj se ditën e Enjte fillojnë punimet për realizimin e Projektit për ndërtimin e ujësjellësit në fshatin Pallçisht të Poshtëm, e me këtë të mbyllim njëherë e përgjithmonë problemin për furnizim me ujë për pije për banorët e këtij vendbanimi.

Ditën e Enjte, me fillim në ora 12:00 bashkë me Zëvendësministrin e Transportit dhe Lidhjeve z. Bekim Rexhepi dhe zyrtarë tjerë qendror dhe komunal do të bëjmë përurimin e fillimit të punimeve tek rezervuari i ujit.

Më gëzon fakti që si kryetar i komunës pas më shumë se dy dekada pritje të sjellë lajme të mira për vendbanimet e komunës që drejtoj unë.

I gjithë projekti kap shumën në vlerë prej 277.000.00€ dhe në kohëzgjatje prej 9 muaj.