Besmira Ejupi propozohet për konsull në New York

Prezantuesja e lajmeve do të bëhet konsul gjeneral i Maqedonisë së Veriut në New York të SHBA-ve duke cituar burime brenda qeverisë.
Siç raporton ky portal, mbrëmë qeveria në një mbledhje të mbyllur, me propozim të ministrisë së Jashtme, ka konfirmuar propozimin që Besmira Ejupi të dërgohet për konsul gjeneral në New York.
Pritet që në konsultime me kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski, zyrtarisht të kërkohet agremani nga vendi nikoqir për konsulin e ri.