Ministri i Financave Fatmir Besimi bind se po ndërmerren hapa adekuat për zbutje të pasojave nga kriza energjetike. Nga buxheti për vitin 2021 tashmë jan transferuar katër miliar denarë në Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV) për sigurimin e sasisë plotësuese të energjisë elektrike, duke e përfshirë edhe balancimin e energjisë.
“Në drejtim të zbutjes së pasojave nga kjo krizë energjetike e cila është me përmasa më të mëdha dhe nuk e përfshin vetëm Maqedoninë e Veriut, po ndërmerren masa adekuate. Tashmë është shpallur gjendje krize në furnizimin me energji elektrike duke e përfshirë edhe energjinë e balancuar dhe rezervat e fuqisë aktive sipas gjendjes të krizës së vërtetuar”, theksoi Besimi në intervistë për MIA-n.
Plotësisht, për mbrojtjen e kategorive më të rrezikuara, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në koordinim me Ministrinë e Ekonomisë janë obliguar të ndërmarrin masa për mbështetje të kategorive të rrezikuara sociale që të shfrytëzojnë mjete plotësuese për mbrojtje të varfërisë energjetike.“Një masë e tillë tashmë zbatohet dhe kemi 45.622 shfrytëzues nga kategoritë e rrezikuara të cilët marrin 1000 denarë shtesë për mbulim të shpenzimeve ngrohëse. Masë, të cilën gjithashtu e sollëm dhe tashmë po zbatohet, ndërsa ishte në drejtim pikërisht të mbrojtjes së standartit të qytetarëve dhe masa e zvogëlimit të TVSH-së te energjia elektrike prej 18 në 5 për qind për amvisëritë”, citon Besimi.
Thekson se gjendja ndiqet dhe se pritjet janë se situata në nivel global do të stabilizohet më së voni deri kah mesi i vitit të ardhshëm.