Qëllimet kryesore të këtij ligji janë: harmonizimi i një pjese të normave doganore me ato të Bashkimit Evropian, krijimi i kushteve për konkurrencë më të madhe për kompanitë vendase, si dhe zvogëlimi i përhershëm ose shfuqizimi i normave doganore për 258 produkte.
Përkrahja e përgjithshme indirekte që i jepet bujqësisë është 810 milionë denarë ose 13 milionë euro në nivel vjetor.
Shumica e tarifave të zvogëluara doganore i referohen produkteve industriale që si lëndë të para dhe repromateriale shfrytëzohen në: Prodhimtarinë e përparuar teknologjike, industrinë e automobilave industrinë për përpunimin e metaleve, industrinë e metalurgjisë, industrinë e tekstilit dhe industrinë e lëkurës.
Në këtë Propozim ligj parashihet heqja e tarifës doganore për gazin natyror.Ky Propozim ligj parashikon edhe shfuqizimin e normës doganore të gazit natyror.
Me këtë propozim ligj kontribuohet për:konkurrencë më të madhe të kompanive vendase;atraksion më të madh të vendit drejt kapitalit të huaj;zgjerim të prodhimtarisë së kapaciteteve ekzistuese të kompanive vendase dhe të huaja;rritje të punësimit.