Besimi: Kompanitë mundë të aplikojnë për subvencionim të pagave për muajt shkurt dhe mars

Ministri i Financave, Fatmir Besimi gjatë konferencës së sotme ka njoftuar se kompanitë prej sot deri më 30 prill mund të aplikojnë për mbështetje financiare për pagesë të rrogave për muajt shkurt dhe mars.
Ai tha se me këtë fillon edhe zbatimi i rregulloreve të cilat parashihen me Ligjet për pakon e pestë ekonomike që u miratuan të dielën në Kuvend.

Për çdo punëtorë është parashikuar që të ndahen mjetet prej 14.500 denarë deri në 21.776 denarë.
“Lartësia e mbështetjes do të vërtetohet sipas përqindjes së uljes së të ardhurave të kompanive gjatë tre muajve të fundit para muajit për të cilin parashtrohet kërkesë për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, deklaroi Besimi.