Besimi: “Goditjet më të rënda janë çmimet e ushqimeve dhe energjensave, po mundohemi të menaxhojmë”

Qeveria e publikoi masën e re për ndihmë për qytetarët dhe ekonominë, që është një intervenim i madh, e që erdhi si pasojë e krizës ekonomike dhe krizës së lu*ftës.
Fatmir Besimi, ministri i financave, në “Utrinski Brifing” u shpreh se për ta është sfidë që të gjejnë zgjidhje për rrethanat që kanë kapluar vendin.

“Kjo është një periudhë me sfida të mëdha, ndërsa sfidë është edhe për mua që të gjenden zgjidhje në rrethana të tilla që të gjendet më e mira. Nevojitet të reagohet shpejtë me ndihma, por fokusi të smo lëvizë nga investimet dhe zhvillimi”, thotë Besimi.
Besimi shton se në periudhë të krizës ndryshojnë prioritetet dhe investohet aty ku për momentin më tepër ka nevojë.

“Me institucionet ndërkombëtare bëjmë qasje holistike, shohim ku mund të ndihmojmë. Tronditja më e madhe për momentin është e çmimoreve të ushqimeve dhe energjensat. Që të sanojmë këtë duhet të përfshijmë gjithë zinxhirin. Së pari ngrihet marzha që të mos ketë profite të mëdha, pastaj ulen dhe tatimet”, sqaron Besimi
Besimi thotë se të gjithë jemi në krizë e cila është shkaktuar nga lufta në kontinentin evropian. Nga ky aspekt duhet të kursejmë, por nuk do të mjaftojë vetëm shteti të kursejë, duhet edhe kompanitë dhe qytetarët.

Për akuzat e VMRO-së se masat janë të vonshme dhe të pakta, Besimi thotë se po ta dinte se kështu do të vijë situata, do të nominoheshte për çmim nobel.
“Po ta dija se këstu do të ndodhë, me siguri do të nominohesha për çmim nobel. Jo vetëm që rriten çmimet por ehde janë variabile. Për një ditë, edhe rriten edhe ulen. Gjatë vikendit mund të ketë ndryshime të çmimeve të naftës por gjatë javës do të stabilizohen”, thotë Besimi.