Ndryshe nga euroobligacionet aktuale, euroobligacionet e gjelbërta do të jenë euroobligacione që do të përdoren vetëm për projekte investimi ose zhvillim të gjelbër, në kuptim të të cilave do të jenë për shpenzime kapitale nga njëra anë, por nga ana tjetër risia e këtyre instrumenteve është se ata mund të shfrytëzohen nga ana e qytetarëve për të blerë në bashkëpunim me bankat, por do të jenë edhe direkt në dispozicion të qytetarëve.
Kjo do të ndihmojë në një periudhë afatmesme në zhvillimin e tregut financiar, por edhe edukimin financiar të qytetarëve tanë për mundësitë për t’i përdorur ato dhe për të rritur të ardhurat e tyre, tha ministri i Financave, Fatmir Besimi.
Ideja e Planit të Përshpejtimit të Rritjes ekobomike është në planin afatmesëm, përkundër faktit që ne aspirojmë të kemi dinamikë të përshpejtuar të rritjes duke rritur investimet që janë nën 30 përqind e që ishin gjatë vitit 2020, në vitin 2026 të bëhen 36.2 përqind e BPV. Mesatarisht, deri më tani kemi 31-32 përqind të investimeve bruto në BPV, tha Besimi.
Duke rritur strukturën e investimeve në BPV, theksoi ministri, dinamika e rritjes do të përshpejtohet nga 2.5 në 5 përqind të rritjes mesatare vjetore, por cilësia e jetës do të rritet, do të krijohen më shumë vende pune dhe më shumë investime, në mënyrë që të bëhen pjesë e konsolidimi fiskal.