Besimi ekonomik i eurozonës në nivele rekord

Besimi ekonomik i zonës euro arriti maksimumin që prej 21 viteve, kryesisht i drejtuar nga përmirësimi në sektorin e shërbimeve pas lehtësimit të kufizimeve të bllokimit, sipas një sondazhi të Komisionit Europian.

Indeksi i Besimit Ekonomik u rrit më shumë sesa pritej në 117,9 në qershor nga 114,5 muajin e kaluar, ndërsa niveli i pritur ishte 116,5.
Indeksi i besimit industrial u rrit për të shtatën muaj radhazi në një rekord të ri të të gjitha kohërave prej 12,7 në qershor nga 11,5 një muaj më parë.

Besimi i shërbimeve regjistroi muajin e pestë të përmirësimit në qershor.