Besimi: Deri më 12 prill na pret një punë dhe seriozitet i madh


Shef i shtabin qendror zgjedhor të BDI-së, Fatmir Besimi deklaroi se BDI në këto zgjedhje të 12 prillit do të kërkoj votën e qytetarëve për të realizuar projekte në të mirë të të gjithë qytetarëve dhe jo siç u shpreh ai në interes të grupeve të caktuara politike.

“Prej ditës kur janë shpallur zgjedhjet deri më 12 prill ne duhet të reflektojmë paqe, duhet të reflektojmë maturi, dhe duhet të tregojmë që ne jemi këtu për të bë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët, jo drejtpërdrejtë për BDI-në, jo për interesat e grupeve politike por për interes të qytetarëve”, tha Fatmir Besimi, shef i shtabin qendror të BDI-së.