Besimi: Deri 5% rritje e normës ekonomike përmes fondeve dhe instrumenteve të reja financiare

Themelimi i Fondit për përkrahje të kompanive eksportuese, Fondit për investime, Fondit për rritjen e mjeteve, Fondit për kapital sipërmarrës, Fondit të investimeve strategjike, si dhe shfrytëzimin e instrumentit crowdfunding (financimi me bashkëpunim apo strukturim të grupit), janë pjesë të Planit për financimin e rimëkëmbjes dhe rritjes së përshpejtuar ekonomike. Ky plan ka për qëllim që nëpërmjet mobilizimit të kapitalit të sektorit privat të shumëfishojë investimet në sektorin publik dhe atë privat, për të përshpejtuar kështu rritjen ekonomike, shkruan në kolumën e tij ministri i Financave Fatmir Besimi dhe thekson se në këtë mënyrë mund të arrihet normë më e lartë ekonomike prej mesatarisht 5%.

Ministri i Financave shkruan se, gjatë kohës kur të gjitha vendet kanë rritur borxhin, si rezultat i krizës nga Kovid-19, nevojitet gjetja e mënyrave të reja të financimit, me qëllim të nxitjes së rritjes ekonomike, por edhe të ruajtjes së stabilitetit makroekonomik.
Në drejtim të angazhimit tonë për konsolidim fiskal dhe njëherit edhe angazhimet për dyfishimin e rritjes ekonomike dhe arritjen e normës vjetore të rritjes së BPV-së rreth 5%, në Ministrinë e Financave në fazë përfundimtare është përgatitja e Planit për financimin e rimëkëmbjes dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike, të cilin shumë shpejtë do ta prezantojmë dhe do e diskutojmë në opinion.

Ky Plan jep përgjigjje për mënyra të reja për qasje në kapital, për financimin e rimëkëmbjes dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike, përmes projekteve në sektorin publik dhe privat. Me këtë plan duam t’i rrisim investimet e përgjithshme në ekonomi dhe njëherit të mbetemi në kursin e projektuar që gradualisht të ulim deficitin fiskal e me këtë të mbajmë borxhin, në nivel stabil – shkruan Besimi.

Plani përfshin themelimin e fondeve zhvillimore, fondeve për përkrahjen e inovacioneve, fondeve garantuese, fondeve ekvite, fondeve për kapital sipërmarrës (venture) dhe instrumente të ngjashme për përkrahjen e kompanive eksportuese, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe ndërmarrjeve sociale. Planifikohen partneritete private publike, koncesione dhe instrumente tjera për financimin e projekteve publike kapitale, por edhe të sektorit privat. Këto projekte janë në kuadër të Komitetit Nacional Investues (KNI), si dhe projekte të reja që mund të dalin si iniciativa nga sektori publik ose privat.

Parashihet vendosja e fondeve të ndryshme zhvillimore që do të targetojnë projekte në sektorin publik dhe privat dhe do të shfrytëzojnë mekanizma të ndryshëm për grumbullimin e kapitalit.
Një prej tyre është Fondi për përkrahjen e kompanive eksportuese, i cili përmes produkteve kreditore të volitshme do t’i përkrahë kompanitë prodhuese të orientuara në eksport. Mundësi tjetër për shfrytëzimin e Fondit për investime janë projektet kapitale – arsimore si ndërtimi i kopshteve për fëmijë, shkollave, sallave sportive etj, ku gjatë përzgjedhjes së kompanive që do të përfshihen në procesin e plotë, prioritet do të kenë kompanitë e vogla dhe të mesme.

Gjithashtu është paraparë edhe Fondi për rritjen e mjeteve financiare (Fund of Funds), ku fokus i këtij fondi do të jetë stimulimi i më shumë investimeve në bizneset e fokusuara në rritje.
Parashihet edhe themelimi dhe puna e Fondit për kapital sipërmarrës, që do të mbledh investime nga investitorët institucional dhe sipërmarrësit privatë që do të investojnë shuma më të mëdha.
Përmes Fondit strategjik investues i dedikuar për financimin e infrastrukturës dhe investimeve. Instrument shtesë për financim, planifikohet të jetë edhe crowdfunding – shkruan Besimi.

Me përkrahjen e Bankës Botërore Ministria e Financave po punon edhe në Ligjin për fondet alternative të investimeve që duhet të miratohet gjatë vitit 2022 dhe i cili do të përcaktojë punën e fondeve për kapital sipërmarrës.
Përmes Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bankën e Maqedonisë për përkrahjen e zhvillimit që ka të bëjë me skemën kreditore – garantuese (Fondi garantues). Me skemën garantuese shteti ofron mundësi shtesë për qasje më të lehtë deri te mjetet financiare përmes ndërmarrjes së një pjese nga rreziku kreditor së bashku me bankat komerciale.

Në kuadër të këtyre zgjidhjeve ligjore është Ligji për fondet investuese që është në procedurë parlamentare.
Me ndryshimet e këtij ligji, parashihet edhe themelimi i fondeve me të cilat do të mund të menaxhojë Banka Zhvillimore në emër të shtetit, që kanë të bëjnë me kreditimin e vendit, lëshimin e garancive pagesore dhe forma tjera të sigurimit, blerjes, shitjes dhe arkëtimit të kërkesave, faktoring dhe forfeting për llogari të klientëve, tregtim me letrat me vlerë në emër dhe llogari personale, mbledhjen, përpunimin dhe analizën e informacioneve për aftësinë kreditore të personave juridikë dhe shitjen e tyre, konsultimin ekonomik – financiar, sigurimin kreditor nga rreziqet komerciale dhe politike dhe sigurimin e investimeve.