Besim Musliu nga fshati Nerasht humbi jetën dje në aksident në autostradën “Arbën Xhaferi” në Kosovë

Një aksident me vdekje ka ndodhur dje në autostradën “Arben Xhaferri”. I vdekur në vend ka mbetur Besim Musliu nga Nerashti i Tetovës.

Njoftimin e kanë dhënë xhamia e fshatit Nerasht.

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!”
Të nderuar bashkëfshatarë,duke marë parasyshë rastin tragjik gjat aksidentit i cili ndodhi në mbrëmjen e djeshme në rrugën Arbën Xhaferi në Kosov ku humbi jetën bashkëfshatari jonë Besim Musliu për ndryshe djali i haxhi Munipit, ju njoftojmë se vorimi i të ndjerit do të bëhet sot me datë:18-07-2024 e Ejte pas faljes së namazit të ikindisë.
Të nderuar bashkëfshatarë vlenë të përmendet se Namazi i të ndjerit do të falet tek shtëpia e të ndjerit.
Zoti e meshiroftë të ndjerin(rahmetliun) ndërsa familjes Allahu xh.sh. ju dhashtë sabrin (durimin)
Amin! اللهم آمين يارب العالمين