Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka pritur në takim Besart Xhaferi, përfaqësuesin e kompanisë së biçikletave elektrike “E-bike To Go”!
Kasami shkruan:
Kënaqësi të mirëpres në takim bashkëatdhetarin tonë, Besart Xhaferi, përfaqësuesin e kompanisë së biçikletave elektrike “E-bike To Go”, për rajonin e Gjermanisë, kompani kjo lidere në Hollandë dhe Belgjikë.
Bashkë shqyrtuam mundësinë e zgjerimit të kësaj kompanie edhe në RMV, veçanërisht në qytetin tonë. Komuna jonë së shpejti do të krijojë shtigje të reja për biçikleta 🚲 duke mundësuar vendosjen në përdorim të këtyre biçikletave për qytetarët tanë.
TET❤️VA e së ardhmes!