Besar Durmishi do t’i prijë listës së BESËS për këshilltarë në Tetovë

Lëvizja BESA në komunën e Tetovës do të garojë për këshillin komunal me kryetarin e degës Besar Durmishin, njëherit këshilltar aktual në këtë komunë.
Këtë e ka bërë të ditur vet Durmishi në faqen e tij në Facebook:
Të nderuar qytetarë, dua t’ju njoftoj se me nominimin e Kryesisë së Degës dhe miratimin e Kuvendit të Degës, u zgjodha që të jem bartës liste në listën e këshilltarëve të Lëvizjes BESA në Komunën e Tetovës.

Është kënaqësi e madhe që t’i prijë një liste kaq heterogjene për nga përmbajtja dhe unike për nga qëllimi. Brenda saj ka njerëz me profesione te ndryshme që përfaqësojnë grupe të caktuara të qytetarëve, por me qëllim të përbashkët për të mirën e qytetit.
Jam i sigurt se me Këshillin Komunal të përfaqësuar nga njerëz të Besës dhe me në krye të Komunës kryetarin Kasami do ta ndryshojmë Tetovën me ka krejt.