“Besa Trans” – Prokurorët hyjnë në MPB, sekuestruan dokumentet lidhur me rastin (VIDEO)

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka hapur një procedurë para hetimore në të cilën duhet të përcaktohet se si dhe pse nuk është mbyllur në kohë stacioni i kontrollit teknik “Via Komerc”, ku kalonte kontrollet autobusi Besa Trans që u dogj në Bullgari.

Sipas TV Telma vendimi për mbyllje përse nuk ishte ndërmarrë kur më parë ishin identifikuar dhe evidentuar lëshime në punën e këtij stacioni të kontrollit teknik.

Kryetarja e Prokurorisë për Krim të Organizuar, Vilma Ruskoska, tha për televizionin se dje është hapur procedura para hetimore dhe është sekuestruar dokumentacioni nga disa departamente në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) që kanë mbikëqyrur stacionin e kontrollit teknik dhe kanë përgatitur vendimin për ndalim. (INA)