Besa Trans pamje para se të nisen! (VIDEO)

Agjencia e lajmeve BGNES, shkruan se autobusi i cili është aksi*dentuar sot në Bullgari, dhe në të cilin kanë humbur jetën 46 persona, është e kompanisë “Besa Trans” e regjistruar në fshatin Rashçe të komunës së Sarajit – Shkup.

Pas ak*sidentit i cili ndodhi në autostradën Struma në Bullgari në spitalin Porogov në Sofje është hospitalizuar një 17-të vjeçare dhe 6 të rritur.Tre mund të jenë arsyet e ak*sidentit me autobusin në autostradën e Strumës. Një mendim të tillë e ka shprehur eksperti i rrugëve Jonko Ivanov

“Mund të jetë cështje tenike. Mund të jetë një problem shëndetësor ose shoferin e ka zënë gjumi. E treta është se nëse ka rënë shi mund të ketë kontribuar në tra*gjedi”, shpjegoi Yonko Ivanov.

Këto janë fotot dhe video e bëra nga agjencia para nisjes nga Stambolli për në Shkup ku nuk arritën kurrë për fat të keq.