Besa Trans ka gjetur mënyrë për të funksionuar? Organet e shtetit s’kanë informata!

Besa Trans, por tani një agjencion turistik nga Presheva organizon turne për Krishtlindje për Stambollin dhe për qytetarët e Maqedonisë.

Për vetëm 79 euro ofron shëtitje nga data 6 deri më 13 janar me dy netë e tre ditë në qytetin e Bosforit. Dhe ajo që është më simptomatike – nisja është nga Shkupi, Tetova dhe Gostivari por jo vetëm, në faqet e Facebookut dhe të Instagramit qëndron web faqja e cila është e Maqedonisë së Veriut.

Njashtu edhe televizioni “Telma” u përpoq të organizonte një aranzhim për këtë udhëtim që fillon nesër për të mësuar se ku është ky agjencion në rrjetet sociale, i cili mban të njëjtin emër si agjencioni jonë Besa Trans – i cili organizoi udhëtimin fatale për në Turqi në të cilën humbën jetën 45 qytetarë.

Autoritetet nuk kanë dëgjuar dhe as nuk e dinë nëse bëhet fjalë për të njëjtin autobus dhe për të njëjtin pronar- Bekim Haxhiun i cili aktualisht është jashtë vendit pas aksidentit dhe po merret në pyetje nga hetuesit bullgarë.

Inspektoriati njofton televizionin Telma se nuk ka arritur të hyjë në selinë e agjencionit, mirëpo agjencionit i janë hequr licencat dhe është mbyllur – pohojnë inspektorati.

Nga atje ata njoftojnë se një agjencion i huaj nuk guxon të marrë pasagjerë nga vendi dhe kjo duhet të kontrollohej nga policia dhe dogana.

Edhe Ministria e Transporteve konfirmoi se agjencioni vendase nuk ka licencë.

Në telefonatën e televizionit Telma të cilët e pyeten numrin e kërkuar të agjencionit se ku të paguajnë dhe si do të realizohet udhëtimi dyshimet filluan nga agjencioni dhe pyetaja e tyre ishte se mos ishin organ hetimor…

Sot gati dy muaj më vonë, hetuesit bullgarë nuk dolën me ndonjë fajtor konkret për aksidentin. Njerëzit tanë po hetojnë nëse ka faj në institucionet tona, sepse autobusi fatal i “Besa Trans” ka kaluar 120 herë kufirin, por me dokumente false.

Kush është Besa trans nga Presheva, a ka lidhje me atë maqedonase në autobusin e së cilës në territorin bullgar kanë vdekur 45 qytetarë tanë, për momentin askush nuk e di.

Këtë agjenci nuk e gjetëm në regjistrin qendror serb. Ndryshe, nisja për në Stamboll, të paktën sipas asaj që është publikuar në faqen në Facebook, është nesër.

Nga Gostivari niset në 15:30, nga Tetova në 16:30 dhe në ora 18:00 duhet të hipin udhëtarët nga Shkupi.

Aleksandra Filipovska