Besa Shahini nuk thotë asnjë fjalë për abuzimet seksuale me nxënëset në shkolla, por reagon për Spiropalin

Qendra për të Drejtat e Fëmijëve, CRCA/ECPAT në Shqipëri ka kërkuar që të shkarkohet ministrja e Arsimit, Besa Shahini. Në një letër zyrtare drejtuar kryeministrin Edi Rama, Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe shumë anëtarëve të tjerë, drejtori i CRCA-së, Altin Hazizaj ka kërkuar që në mënyrë emergjente të shkarkohet Shahini dhe të mos lejohet abuzimi në shkolla. Hazizaj i referohet rastit më të fundit të denoncuar në emisionin “Stop”, ku një mësues, Agron Bego bashkë me kolegët e tij abuzonin seksualisht me nxënëset e tyre. Në shumë raste mësuesit bënin seks me të njëjtën nxënëse, njëri pas tjetrit.

E në vend që të reagojë për këtë ngjarje të rëndë në shkollat shqiptare, ministrja e Arsimit Besa Shahini kujtohet të reagojë për të mbrojtur kolegen e saj në kabinetin qeveritar, Elisa Spiropali, duke shprehur solidaritet në mbrojtje të grave, por jo të nxënësve.
“Presidenti i Republikës duhet të ndalojë publikimin e deklaratave denigruese ndaj grave! Është analfabetizëm institucional dhe turpëruese gjuha e zëdhënësit të Presidentit. Ajo provon se sa të drejtë ka Elisa në fakt!”, shkruan Shahini në një status në rrjetet sociale.