BESA rikthehet fuqishëm në Reçicën e Vogël 


Lëvizja Besa ka vazhduar me themelimin e nëndegëve. Sonte në Tetovë në prezencën e qindra aktivistëve është themeluar nëndega Reçicë e Vogël informon Tetovasot.

“Interesimi i madh për të qenë pjesë e strukturës së Lëvizjes BESA rritet çdo ditë e më shumë. Këtë sonte e dëshmoi kuvendi themelues i nëndegës së Lëvizjes BESA në Reçicë të Vogël dhe Reçicë e Vogël – Lagje.

Ky kuvend madhështor zgjodhi Pajtim Izairin kryetar të nëndegës Reçicë e Vogël-Lagje dhe Samet Bislimin kryetar të nëndegës Reçicë e Vogël.
Këtë kuvend e nderuan eksponentë të lartë të Lëvizjes BESA si sekretari gjeneral Arjanit Hoxha, sekretari organizativ Adnan Azizi, nënkryetari Fadil Zendeli, si dhe koordinatori i këshilltarëve të Lëvizjes BESA në Tetovë, Besar Durmishi”, thuhet në komunikatën e Besës.