Ardhja e këngëtarit serb, Goran Bregovic në festën e birrës në Korçë ka shkaktuar debate të shumta në popull dhe në komunitetin e artistëve
Ndër të parat që reaguan ishte këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila e konsideroi atë një njeri jo të mirë.
“Ai është një artist i mirë por dukshëm jo edhe një njeri i mirë. Bojkotojeni. Mos lëndoni motrat dhe vëllezërit tanë nga Kosova. Nuk ka arsye që ai të jetë i ftuari yll në një event kaq tradicional. BOJKOTOJENI”, shkruante ajo në Instagram.
Nga disa përdorues të rrjeteve sociale, reagimi i këngëtares është parë si i pavlerë me pretendimin se ajo kishte kënduar më parë këngët e artistit serb. Më saktë bëhet fjalë për këngën “Ederlezi”.
“Lexoj ca të padijshëm në ekstrem, apo ca mercenarë të devotshëm…Që shkruajnë Besa që është kundër ardhjes së Bregovic ka kënduar këngën Ederlezi…injoranca…e frikshme,por ederlezi është këngë POPULLORE ROME, FOLKLORIKE ROME ME AUTOR KOMUNITETIN ROM në gjuhën Rome. E kënduar nga unë në NATËN ROME tek Këngët e Shekullit në Tv Klan. Edhe në video shkruhet NATA CIGANE. Bregovic e ka sjellë në disa forma, siç kanë bërë dhe 10-ra artistë të tjerë… lexoni dy rreshta, injorantë të lumtur e të devotshëm…”, shkroi ajo.
Kënga e cila u përdor edhe si kolonë zanore e filmit të regjisorit Ermir Kusturica i cili njihet për nacionalizmin e tij dhe deklarata provokuese kundër Kosovës dhe shqiptarëve, në fakt është një këngë e vjetër rome por në film mban kompozimin e Bregovic i cili njihet për disa bashkëpunime me regjisorin.