Besa Kokëdhima për Goran Bregovic si i ftuari special në Korçë: ‘Bojkotojeni’
Lajmi për Goran Bregoviç si i ftuar special në Korçë në festivalin e birrës nuk u pritë mirë as edhe nga fytyrat publike.
Të shumtë ishin ata që kanë reagur kundër kësaj me shkrime të ndryshme duke e parë si një veprim të gabuar.
Artistja e radhës që reagoi ishte Besa Kokëdhima. Ajo shkruan se ai është një artist i mirë por jo i njerëzishëm.
“Ai është një artist i mirë por dukshëm jo edhe një njeri i mirë. Bojkotojeni. Mos lëndoni motrat dhe vëllezërit tanë nga Kosova. Nuk ka arsye që ai të jetë i ftuari yll në një event kaq tradicional. BOJKOTOJENI”, shkruan ajo. /Pa Censurë/