Besa kërkon minutazhin ligjor për reklamim gjatë fushatës parazgjedhore

Lëvizja Besa me ultimatum për VMRO DPMNE-në që brenda ditës të pranojnë marrëveshje për ndarjen e hapësirës mediale parazgjedhore prej 6 minutash, që sipas Kodit zgjedhor do të duhet të ndahet mes dy partive më të mëdha opozitare që dolën nga zgjedhjet e kaluara.

Besa akuzon VMRO-në se po shkel ligjet përmes Agjencionit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, e cila ka vendosur që 6 minutat t’ia ndajë vetëm VMRO-së. Për këtë shkak pas padisë penale që BESA ngriti ndaj Agjencionit, i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të monitorojë punën e agjencionit, që të mos krijohen konflikte në shtet që do të fillojë negociatat me BE-në.