Ministri i Bujqësisë dhe njëherit sekretari general i kësaj partie Arjanit Hoxha ripërësëriti se BESA se nuk do të heqë dorë nga përkatësia etnike në letërnjoftimet për shkak se ky është premtim i tyre elektrol dhe se nuk ka gjë të keqe nëse qytetarëve të këtij vend u mundësohet të shënojnë përcaktimin e tyre etnik.
“Amdamenti që ne po e propozojmë është që të gjithë atyre që në aplikacionet e letërnjoftimeve do të kërkojnë, përveç shtetësinë, të evidentojnë përkatësin e tyre etnike, tu mundësohet. Pra ne po kërkojmë të ketë graf të veçantë për përkatësinë etnike ashtu siç është në ndryshimet Kushtetuese se për maqedonasit, maqedonas- qytetar i RMV, për shqiptarët- qytetar i RMV-së, e njëjta të vlejë edhe për letërnjoftimet”, theksoi ministri i bujqësisë nga “Lëvizja BESA”, Arianit Hoxha.
Më tej, ai gjithashtu ka paralajmëruar se ka vota edhe pa LSDM-në për votimin e grafës etnike në letërnjoftime, por pa precizuar se për cilat vota bëhet fjale.